Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, duhet të shmanget nga plani i aneksimit të territorit palestinez në Bregun Perëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga rezidenca Elysee njoftohet se Macron dje zhvilloi një bisedë telefonike me Netanyahun.
Macron kërkoi nga Netanyahu që të shmanget nga masat për aneksimin e territoreve palestineze dhe është shprehur se hapa të tillë do të jenë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Ai gjithashtu vuri në dukje angazhimin e vendit të tij për sigurinë e Izraelit.
Ndër të tjera Macron ka nënvizuar vendosmërinë e tij në çështjen e përpjekjeve për uljen e tensionit në Lindjen e Mesme.
Plani i Izraelit për “aneksimin” e zonave në Bregun Perëndimor
Në planin e ashtuquajtur të Paqes për Lindjen e Mesme që presidenti i SHBA-së, Donald Trump e prezantoi më 28 janar bashkë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, janë nenet që njësitë e vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor të njihen si “territor i Izraelit” dhe që qeveria e Tel Avivit të vazhdojë sundimin mbi Luginën e Jordanit që i përket Palestinës.
Një komision i përbashkët i përbërë nga zyrtarë amerikanë dhe izraelitë pas planit të ashtuquajtur për paqe, filluan procesin e formimit të hartave për Bregun Perëndimor për “aneksimin” e rajoneve në fjalë.
Ministri i Bashkëpunimit Rajonal i Izraelit, Ofir Akunis, i cili është shumë i afërt me kryeministrin Netanyahu, më 1 korrik deklaroi se plani i aneksimit në fillim të korrikut të disa zonave në Bregun Perëndimor nën okupim, është shtyrë për një datë tjetër.
Akunis, bëri të ditur se Izraeli vazhdon bisedimet me zyrtarët amerikanë për t’i dhënë formën e fundit planit dhe se pritet që ky plan të vendoset në zbatim në fund të muajit korrik.
U morën para drejtuesve të kamionëve për të kaluar më lehtë ...
‘A e di ku ke ardh?’, Atilla i kundërpërgjigjet Xhenetës
Çitaku në 4-vjetorin e arrestimit të Thaçit e Veselit: Diell...
Pse votohet të martën në zgjedhjet amerikane?
Zëvendëskryeministri i Luksemburgut i sjell Kurtit napolitan...
U tha se ka dhënë dorëheqja pas paraqitjes në SPAK, kryebash...