Google ADS

Sela njofton kryeministrin Hoti se pas 15 korrikut do të hiqen barrierat mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

15:03 | 10 Korrik 2020
Arbresh.info

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela kërkon mirëkuptim nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti për vendimin qeveritar të Maqedonisë në të cilin shtetasit e Kosovës gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut duhet të dorëzojnë test PSR negativ jo më të vjetër se 72 orë.

Siç shkruan Sela në ‘Twiter’, këto masa janë të motivuara politikisht për shkak frikës nga zgjedhjet e 15 korrikut.

“Masat kufizuese të Qeverisë së Maqedonisë për shtetasit e Kosovës në kufij janë të motivuara politikisht nga frika e zgjedhjeve. Kërkoj mirëkuptimin e kryeministrit Avdulla Hoti”, shkroi Sela duke shtuar se barrierat mes neve do të mbesin në histori pas 15 korrikut, njofton telegrafi maqedoni.

Ndryshe, më 26 qershori Maqedonia e Veriut i hapi kufijtë pa kërkuar test PSR për coronavirusin dhe 14 ditë izolim, por për shkak të situatës, prej dje ka hyrë në fuqi vendimi qeveritar ku për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës gjatë hyrjes në kufi të Maqedonisë kërkohet test PSR jo më i vjetër se 72 orë.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe kjo masë është marrë duke u bazuar në informacionet për coronavirusin në këto vende dhe ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve.

https://twitter.com/ZiadinSela/status/1281528735817179137?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1281528735817179137%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fsela-njofton-kryeministrin-hoti-se-pas-15-korrikut-te-hiqen-barrierat-mes-maqedonise-se-veriut-dhe-kosoves%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme