Google ADS

COVID-19 në Itali, mendohet të vazhdohet gjendja emergjente

13:25 | 10 Korrik 2020
Arbresh.info

Gjendja emergjente e shpallur në Itali si kundërpërgjigje e koronavirusit, duket se do të vazhdohet deri më 31 korrik, ka thënë kryeministri i Italisë Giuseppe Conte.

Conte tha se duke u bazuar në gjendjen aktuale, është “e arsyeshme” që të “vazhdohet gjendja emergjente”.

Ai tha se masat e marra janë me qëllim të vendosjes së gjendjes se koronavirusit në vend.

“Jo gjithçka është vendosur zyrtarisht, por ne jemi duke shqyrtuar atë opsion,” shtoi ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme