Bashkësia Islame sot përmes një deklarate për media është shprehur kundër martesave të së njëjtës gjini në Kosovë.
BIK thekson se me shqetësim ka marrë lajmin që në Projekt Kodin Civil të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë në të cilin lejohen martesat e gjinisë së njëjtë.
Lexoni të plotë njoftimin e BIK-ut:
“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës me shqetësim ka marrë lajmin për Projektin Kodit Civil të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë në të cilin lejohen martesat e gjinisë së njëjtë.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës një projekt të tillë që legalizon martesat e së njëjtës gjini e konsideron të papranueshëm sepse bie ndesh me parimet fetare, natyrën njerëzore dhe cenon kodin e familjes.
Kërkojmë nga Ministria e Drejtësisë që të heq dorë nga ky projekt dhe mos t’i hapet rrugë iniciativave të tilla të cilat bien ndesh me thelbin e jetës dhe natyrshmërinë e njeriut.
Ky shqetësim dhe thirrje e jona si institucion fetar, si besimtarë dhe si qytetarë të këtij vendi synon vetëm ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave tona fetare e besimore, tradicionale e kombëtare.
Shoqëria jonë nuk është një shoqëri diskriminuese, por kur bëhet fjalë për të ardhmen e brezave, për familjen dhe për natyrshmërinë e njeriut, nuk mund të heshtim e të tregohemi indiferent ndaj diçkaje që shkon kundër thelbit të jetës sonë edhe kundër vullnetit të Zotit.
Për ne familja është e shenjtë, prej së cilës varet edhe vazhdimësia e jetës dhe e llojit njerëzor mbi tokë.
Familje ose fole familjare është vetëm ajo e ngritur nga martesa e një burri dhe një gruaje dhe kjo përbën një prej shtyllave më të rëndësishme të shoqërisë. Fortësia dhe qëndrueshmëria e saj është edhe fortësia dhe qëndrueshmëria e kombit dhe e shtetit.
Prandaj, martesat e së njëjtës gjini nuk i shohim si pjesë të traditës sonë të përbashkët dhe të të gjithë elementeve që përbëjnë këtë komb. Ne kemi një traditë të shkëlqyer familjare dhe kjo është një vlerë për shoqërinë tonë, vlerë të cilën nuk duam dhe nuk kemi pse ta humbasim.
Në fund u bëjmë thirrje përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht përkatësisë partiake të tyre, që mbi të gjitha të kenë parasysh të mirën e familjes, shoqërisë dhe vendit tonë, ngase bërthama e shoqërisë është familja e jo individi, dhe i bëjmë thirrje publikisht të mos e miratojnë këtë kod civil si të tillë”.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...