Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka deklaruar se nuk ka shtëpi as veturë.
Ai në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë kundër Korrupsionit këtë vit ka deklaruar tri apartamente dhe një truall në pronësi të prindërve. Ndërsa vlera e tyre është arrin mbi 500 mijë euro, shkruan arbresh.info.
Prindërit e Bashës kanë deklaruar një banesë me 130 m2 në vlerë 400 mijë euro, një tjetër në vlerë 70 mijë euro dhe një tjetër më të vogël në vlerë 50 mijë euro.
Ndërsa trualli prej 8.50 hektarëve e ka deklaruar në vlerë 20 mijë euro.
Ai gjithashtu ka deklaruar një veturë të llojit, Peugeot 3008 në pronësi të bashkëshortes në vlerë 7 mijë euro dhe një veturë tjetër të të njëjtit lloj në pronësi të përbashkët në vlerë 8 mijë euro. Në pronësi të përbashkët ka deklaruar edhe 1 mijë euro të kursyera në njërën nga bankat e vendit.
Deputeti i ri i LVV-së ka deklaruar se nga Kuvendi i Republikës së Kosovës merr pagë prej 1,400 euro, ndërsa 10 mijë euro huazim nga familja./arbresh.info/
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...