Me 174 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit ka arritur në 11.017 numri i viktimave ndërsa me 7.752 të shëruar ka arritur në 489.068 numri i të shëruarve në vend.
Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi është rritur në 713.963 ndërsa ai i të vdekurve në 11.017.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit në Rusi njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 6.635 raste të reja me COVID-19 duke e rritur në 713.936 numrin e rasteve. Në dy javët e fundit janë shënuar rreth 6 mijë raste në ditë.
Me 174 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit ka arritur në 11.017 numri i viktimave ndërsa me 7.752 të shëruar ka arritur në 489.068 numri i të shëruarve në vend.
Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është deklaruar në 0.9 për qind ndërkohë tek 25.2 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.
Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit me 637 raste të reja është rritur në 228 mijë numri i rasteve ndërsa me 28 vdekje u rrit në 4.087 numri i viktimave.
Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 308 mijë teste dhe se numri i testeve të kryera deri më sot ka tejkaluar shifrën 22.3 milionë.
Përfaqësia e OBSH-së për Rusinë paralajmëron për nivelin e lartë të rasteve
Përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Rusinë, Melita Vujnoviç në një deklaratë për agjencinë ruse të lajmeve Ria tha se nuk është shenjë e mirë mosrënia nën 6 mijë e rasteve ditore të COVID-19 në dy javët e fundit në vend.
Ajo tha se pandemia do të vazhdojë edhe nëse 10 për qind e popullsisë prej 145 milionë e Rusisë nuk zbaton rregullat. “Për këtë arsye infektohen 6 mijë persona në ditë. Më vjen keq sepse pandemia më parë filloi të bie ndërsa më pas u rrit sërish. Sigurisht që virusi nuk është në të njëjtin nivel në çdo vend. Edhe në Moskë madje shifra ditore prej 600 rastesh vazhdon në të njëjtin nivel për më shumë se një javë”, tha Vujnoviç.
Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat në vend filluan në fund të marsit.
Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u shënua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të populluara.
Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë që filloi më 30 mars u hoq më 9 qershor./AA/
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet
Roma i shpëton humbjes në momentet e fundit
Bretkosat mutante të Çernobilit po rishkruajnë historinë, çf...
Federata Evropiane e Gazetarëve pezullon llogarinë në platfo...
TikTok do të ndalojë filterat e bukurisë për adoleshentët