Kur një fëmijë sëmuret, pyetja e parë është: cili ilaç është më i efektshmi, por në të njëjtën kohë më i sigurti? Si t’i trajtoni fëmijët në një mënyrë natyrale dhe pa ilaçe të dëmshme për trupin.
Shumë prindër mendojnë se është më mirë t’i jepni çajra bimor fëmijës në fillim të sëmundjes, sepse ato nuk janë të dëmshme për organizmin. Kjo është e vërtetë, por janë disa nga këto çajra janë të dëmshme për fëmijën, transmeton portal arbresh.info
Bimët janë shumë efektive në trajtimin e sëmundjeve kronike tek fëmijët. Për më tepër, çajrat bimorë forcojnë imunitetin dhe mbrojnë trupin nga infeksionet dhe për këtë arsye janë me përfitim të madh gjatë epidemive virale.
Kujdes, sepse kafja dhe çaji kanë më shumë kalori sesa e mendoni
Sidoqoftë, shumica e bimëve janë të dëmshme për fëmijët. Përfshirë edhe nenexhikun.
Kjo bimë që konsiderohet shumë e sigurtë për të rriturit, është toksike për fëmijët deri në moshën tre vjeç, sepse ndikon negativisht në punën e sistemit nervor qendror, shkakton ngërçe dhe të vjella.
Gjithashtu, edhe çaji i hithrave është i dëmshëm për fëmijët, sepse ndryshon statusin e tyre hormonal.
Për parandalimin e infeksioneve, fëmijëve duhet t’u jepni vetëm çaj kamomil, pasi ky forcon sistemin imunitar.
Në rast të ftohjes, rekomandohen mjedrat dhe lëngu i rrepës me mjaltë, për kollën e thatë, gjethja e lules anise është shumë e dobishme.
Balsami i limonit dhe qimnon janë përdorur kundër të përzier dhe të vjella, kundër diarresë, ndërkaq kundër kapsllëkur përdoren kumbullat dhe farat e lirit./arbresh.info/
Zelensky: Putin nuk është i interesuar për negociata
Policia e Kosovës kërkon besim në veri – qytetarët i d...
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...