Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë ditës së djeshme ka pritur Presidentin e Serbisë në Pallatin ‘Elysee’, dy ditë pasi atje ka qëndruar Kryeministri Hoti, si pjesë e përgatitjeve për Samitin e Parisit që mbahet sot përmes një video lidhjes.
Por, një gjë që vërehet e duket qartë është se pritja që Macron u ka bërë dy zyrtarëve nga Ballkani, Hotit dhe Vuçiqit dallon dhe kjo shihet bukur qartë nga pamjet por edhe nga protokolli i përgjithshëm i vizitave, shkruan arbresh.info.
Siç shihet edhe nga pamjet pritja që iu është bërë kryeministrit Hoti dallon nga ajo e presidentit Vuciq, ku Macron priti me ceremoni shtetërore e ndërsa kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, e ka pritur me formalitet.
Megjithatë, ditë më parë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka qëndruar në Paris, ku është takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Hoti, po ashtu në Facebook ka publikuar edhe pamje të pritjes që iu është bërë në Pallatin Elysee.
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/videos/213666519791454/
Gjithashtu, dy ditë më vonë nga Macron është pritur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq.
https://www.instagram.com/p/CCbh945JNHC/
Ndërkaq, bëjmë të ditur se në orën 10 e 30 do të fillojë Samiti i Parisit i organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel./Arbresh.info
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...