Një qytetar nga Suhareka është dënuar me 200 euro pasi që i njëjti kishte hedhur mbeturina në hapësira publike.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.
Muharremaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nuk do të ketë asnjë tolerim për ndotësit e ambientit.
“Është dënuar me gjobë 200 euro, një qytetar i cili ka hedhur mbeturina në hapësira publike në Sllapuzhan. Asnjë tolerim nuk do të ketë për ndotësit e ambientit.
I falënderoj inspektorët për punën dhe angazhimin në teren, e po ashtu edhe qytetarët për bashkëpunimin”, ka shkruar Muharremaj.
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?