Mandzukic e duan tri skuadra italiane dhe dy gjigantët e Stambollit

08:39 | 10 Korrik 2020
Arbresh.info

Mario Mandzukic është larguar nga skuadra Al Duhail pas një kohe të shkurtër qëndrimi në Katar.

Sulmuesi kroat iu bashkua skuadrës nga Katari në afatin kalimtar të janarit, por aventura tek ky ekip ka zgjatur vetëm shtatë muaj.

Ditë më parë Mandzukic lajmëroi se ka shkëputur me marrëveshje kontratën, teksa tani është futbollist i lirë.

34-vjeçari pritet të rikthehet në Evropë, ku nuk mungojnë ofertat për të sidomos nga kampionati italian Serie A.

Milan, Fiorentina dhe Benevento janë tri skuadrat italiane që janë gati t’i ofrojnë kontratë dy vjeçare kroatit.

Për ish-reprezentuesin kroat në garë fuqishëm janë futur edhe dy gjigantët nga Stambolli, Fenerbahce dhe Galatasaray.

E ardhmja e Mandzukic pritet të jetë përsëri në Evropë, por tani mbetet në dorë të kroatit të vendos se cilës skuadër do t’i bashkohet./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme