Nëse e lexon me vëmendje historinë e jetës së tij, mund të marrësh në fund një mesazh kuptimplotë: asnjëherë mos u dorëzo përpara ëndrrave apo qëllimeve të tua në jetë! Rehan Staton, vetëm 24 vjeç nga Bowie, Maryland, do të fillojë në vjeshtë studimet në universitetin prestigjioz të drejtësisë në Harvard.
Pasi tejkaloi vështirësitë e shumta në jetë, të cilat pothuajse e bënë që të hiqte dorë nga gjithçka, madje edhe nga ëndrrat, ja ku erdhi lajmi i shumëpritur për të…Së shpejti ai do të ulet në auditoret e universitetit pretigjioz. Deri pak muaj më parë, Rehan zgjohej çdo ditë në katër të mëngjesit për të shkuar në punën e tij si mbledhës mbeturinash, kjo për të sjellë të ardhura e për të ndihmuar financiarisht familjen e tij.
Teksa, e ëma e kishte braktisuar atë dhe të vëllain kur ihsin ende fëmijë, babai i tij bënte deri në tre punë njëherësh që të siguronte çatinë e shtëpisë për dy djemtë e tij dhe bukën në tavolinë.
“Gjatë gjithë jetës sime, të gjithë njerëzit që takija ishin ata që gjithmonë më poshtëronin dhe më bënin të ndjehesha keq me veten time. Unë duhet të prekja “fundin” e hierarkisë sociale, duke punuar në ndërmarrjen e kanalizimeve dhe plehrave, që të siguroja të ardhurat, por asgjë nuk më bëri që të hiqja dorë nga ëndrrat e mia”, thotë ai. Njëherësh, ai ushqente pasion edhe për sportin, sidomos atletikën, artet marciale dhe boksin, madje donte të bëhej boksier profesionist, por ëndrrat u ndërprenë për shkak të një dëmtimi të madh gjatë aktiviteteve sportive. Ndaj, të fituarit e së drejtës së studimeve në Harvard për të ishin si një tjetër goditje e madhe dhe e bukur për ëndrrat e tij!/revistaclass
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...