OBM: Temperatura mesatare globale pritet të rritet me 1,5 gradë

00:21 | 10 Korrik 2020
Trina Galanxhi

Temperatura mesatare globale pritet të tejkalojë nivelet paraindustriale, me 1,5 gradë, në të paktën një nga pesë vitet e ardhshme, sipas një studimi të paraqitur sot nga Organizata Botërore e Meteorologjisë (OBM).

“Ky studim tregon, me një nivel të lartë të aftësive shkencore, sfidën e madhe përpara drejt përmbushjes së objektivit të Marrëveshjes së Parisit për Ndryshimin e Klimës, për të ruajtur gjatë këtij shekulli një ngritje globale të temperaturës shumë më poshtë se 2 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale dhe për të vazhduar me përpjekjet për të kufizuar rritjen e temperaturave edhe më lart se 1,5 gradë Celsius”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OBM-së, Petteri Taalas.

Ekspertët bënë një parashikim veçanërisht drastik për rajonin e Arktikut, i cili ka të ngjarë që këtë vit të jetë ngrohur më shumë se dy herë mesatarja globale. /ATSH-DPA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme