Rivaldo nuk ka kursyer kritikat ndaj presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.
Ditë më parë, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka kritikuar VAR duke thënë se po e ndihmon gjithmonë skuadrën e njëjtë, duke aluduar në Real Madridin.
Këtyre komenteve iu është përgjigjur ish lojtari i Barcelonës, Rivaldo, i cili ka thënë se është kualiteti problemi i Barcës, dhe jo VAR.
“Ndonjëherë ke të drejtën të ndihesh keq rreth VAR, por nuk pajtohem me presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu”, ka thënë Rivaldo, transmeton lajmi.net.
“Bartomeu po tenton të heq vëmendjen e medieve nga problemet e klubit”, ka shtuar braziliani.
“Për mendimin tim, problemi i Barcës nuk është VAR, por problemi është kualiteti i skuadrës dhe stili lojës”, ishin fjalët e Rivaldo.
Barcelona po kalon një nga sezonet më të dobëta në vitet e fundit të klubit dhe kritikat nuk kanë të ndalur si për kryesinë, ashtu edhe për trajnerin, por edhe për disa lojtarë
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë