Google ADS

Arsenal humb apelin për kartonin e kuq të Nketiah, ja sa do të mungojë lojtari

21:34 | 9 Korrik 2020
Arditë Shkodra

Eddie Nketiah do të jetë në mesin e mungesave të Arsenal për ndeshjet e ardhshme.

Nketiah ishte figura tragjike e Arsenal në ndeshjen kundër Leicester, pasi vetëm katër minuta pas inkuadrimit në lojë, lojtari u ndëshkua me kartonin e kuq.

Pas ndeshjes, drejtuesit e Arsenal kishin apeluar kartonin, duke kërkuar reduktimin e dënimit, por kanë dështuar, transmeton lajmi.net.

Kështu, Nketiah do t’i mungojë ‘Gunners’ për tri ndeshjet e ardhshme.

Nketiah luajti rrezikshëm kur kërkoi topin, por gjeti vetëm këmbën e kundërshtarit. Me ndihmën e VAR, gjyqtari vendosi ta sanksiononte atë me kartonin e kuq.

Lojtari do të humb ndeshjet kundër Tottenham dhe Liverpool.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme