Google ADS

Kritikohet SHBA-ja për tërheqjen nga OBSH-ja

20:48 | 9 Korrik 2020
Arbresh.info

Organizata Amnesty International ka kritikuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për tërheqjen e mbështetjes së vendit të tij nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe ka bërë vlerësimin se kjo është një përpjekje e pamenduar që do të minojë punimet e OBSH-së në mesin e pandemisë globale COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këshilltarja ekonomike, sociale dhe kulturore e Amnesty International, Sanhita Ambast, në një deklaratë kritikoi qeverinë Trump që ka marrë vendimin për t‘u tërhequr nga OBSH dhe për të ndërprerë fondet për organizatën.

Ambast, e ka cilësuar si një “manovër të projektuar keq politikisht” vendimin, duke u shprehur se “Kjo është një përpjekje e pamenduar që do të minojë punimet e OBSH-së në mesin e pandemisë globale. Qeveria Trump, në një manovër të projektuar keq politikisht përdor si ushtarë (piyon) jetën e njerëzve”.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se vendimi do të ketë efekte negative në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19) dhe në programet e tjera të domosdoshme shëndetësore, Ambast deklaroi që “Duke punuar me komunitetin ndërkombëtar ne mund të vendosim nën kontroll virusin dhe mund të sigurojmë që njerëzit të kenë qasje të mjaftueshme në shërbimin shëndetësor. U bëjmë thirrje të gjitha vendeve që të ndërmarrin hapa për të financuar në mënyrë të mirë përpjekjet kundër pandemisë globale dhe krizave të tjera shëndetësore”.

Ndër të tjera Ambast përmendi edhe kritikat e Trump kundër OBSH-së se ka mbetur e pamjaftueshme përballë pandemisë.

“SHBA-ja në një periudhë të tillë të rëndësishme duhet të jetë në komunikim me OBSH-në dhe jo të tërhiqet nga organizata. Veprimet për tërheqje nga marrëveshjet dhe organizatat ndërkombëtare që janë vërejtur kohët e fundit janë një përpjekje që rrezikojnë të drejtat e njeriut. I bëjmë thirrje qeverisë Trump që të rishikojë vendimin e saj dhe të tregojë që është ende e vendosur për të mbrojtur shëndetin e shoqërisë”, tha Ambast.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme