Google ADS

Rivaldo: Barca duhet të nënshkruajnë me Neymar, para Lautaros

20:30 | 9 Korrik 2020
Arditë Shkodra

Rivaldo preferon Neymar para Luataro Martinez.

Ikona braziliane e futbollit, Rivaldo, ka dhënë përsëri komentet e tij lidhur me atë se si mund dhe duhet të duket merkatoja e Barcelonës.

Ish anëtari i ‘Blaugrana’ ka folur specifikisht për emra si Neymar dhe Lautaro, duke favorizuar brazilianin.

“Klauzola e Lautaro ka skaduar, kështu që Inter tani mund të kërkojnë më shumë para, dhe ata duan të vazhdojnë kontratën e tij për ta mbajtur në klub”, ka thënë Rivaldo, transmeton lajmi.net.

“Për këtë arsye, mendoj se Barcelona duhet të fokusohen për nënshkrimin e Neymar gjatë kësaj vere”, ishin fjalët e brazilianit.

Neymar lidhet me një rikthim të mundshëm te Barcelona tash e dy vite, por një finalizim i marrëveshjes nuk u arrit asnjëherë.

Mbetet të shihet se cilët hapa do të ndjekë Barcelona gjatë merkatos së verës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme