Klubi i Prodhuesve të Kosovës e përkrah vendimin për uljen e normës së akcizës për lëngjet

15:38 | 9 Korrik 2020
Arbresh.info

Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar edhe një vendim i cili përkrah fuqizimin e prodhuesve vendor e që ka të bëjë me uljen e normës së akcizës për lëngjet. Klubi i Prodhuesve të Kosovës e përkrah një vendim i tillë ndikon drejtpërdrejtë në rritjen e konkurrueshmërisë së prodhuesve vendor, e në veçanti të sektorit të lëngjeve, dhe është një ndihmesë shumë e madhe sidomos pas situatës së krijuar në sektorin e prodhimit pas pandemisë COVID19.

Pas shqyrtimit të kërkesave të prodhuesve, Ministria e Financave ka propozuar që lëngjet e caktuara, subjekt i shifrës 2202, të cilat kanë normë të akcizës në vlerë prej 0.045€ (katër cent e gjysmë) një litër, kjo normë e akcizës ulet në 0.005€ (gjysmë centi) për një litër. Ky propozim vendim i votuar sot nga Qeveria, hyn në fuqi në momentin kur njoftohet Komisioni për Buxhet dhe Transfere i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Edhe njëherë prodhuesit vendor janë të kënaqur dhe shprehin falënderimin për përkrahjen e ofruar dhe shpresojnë që vendime të tilla të jenë shumë më të shpeshta dhe që kërkesat e tyre do të merren parasysh edhe në të ardhmen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme