Google ADS

Koreja Jugore, kryebashkiaku i Seulit llogaritet i zhdukur

15:10 | 9 Korrik 2020
Arbresh.info

Vajza e kryebashkiakut lajmëroi sot policinë lidhur me zhdukjen e babait të saj.

Kryebashkiaku i kryeqytetit të Koresë së Jugut, Park Won-soon është zhdukur.

Policia koreano-jugore ka nisur një kërkim të gjerë për të gjetur kryetarin e qytetit të Seulit, Won-soon pasi familja e tij njoftoi se ai ishte i zhdukur, bëri të ditur Agjencia e Lajmeve Yonhap.

Për zhdukjen vajza e tij lajmëroi sot policinë rreth orës 15:17 (08:17 sipas kohës së Evropës Qendrore).

“Ai ishte larguar nga shtëpia katër deri në pesë orë më parë pasi kishte lënë fjalë si një testament, me telefonin e tij aktualisht të fikur”, thuhet në raportin e paraqitur nga vajza e Park.

Në vijim është duke u zhvilluar një operacion masiv kërkimi me dronë dhe qen policie./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme