Google ADS

Uria mund të vrasë më shumë sesa Covid-19

14:55 | 9 Korrik 2020
Trina Galanxhi

Më shumë njerëz mund të vdisnin nga uria si rezultat i pandemisë koronavirus sesa nga vetë sëmundja, paralajmëron një organizatë ndërkombëtare bamirësie.

Oxfam thotë se kriza ka prishur zinxhiret e furnizimeve ushqimore dhe dërgesat në vendet më të varfëra.

Ajo thotë se vendet me të ardhura të mesme si Afrika e Jugut, India dhe Brazili, gjithashtu janë goditur keq, pasi shumë njerëz kanë humbur punën e tyre gjatë izolimit.

Sipas shifrave zyrtare, deri më tani ka pasur më shumë se 500,000 vdekje të lidhura me virusin në të gjithë botën. Rreth 12 milion njerëz janë infektuar. CNN/ bota.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme