Ditën e sotme (9 korrik) u regjistruan 11 raste të reja të cilët janë kontakte të të infektuarve të mëparshëm.
Aktualisht Shkodra ka 173 pacientë aktivë nga të cilët 162 ndodhe të izoluar në shtëpi dhe 10 pacientë janë të shtruar në spital.
1 pacient tjetër ndodhet në terapi intensive. Prej fillimit të pandemisë në Shkodër janë kryer 2,541 testime prej të cilëve 435 persona kanë rezultuar pozitivë.
Ndërkohë numri i të shëruarve ka shkuar në 250 teksa numri i viktimave në nivel qarku që përfshin 5 bashki janë 12.
Ndërsa rasti i ri që u regjistrua në Tepelenë është një 39-vjeçare me iniciale B.A. nga fshati Nivicë.
Ajo është nisur me urgjencë drejt kryeqytetit me autoambulancë.
Rasti konfirmohet nga NJVKSH Tepelenë ku specifikon se 39 vjeçarja kishte ardhur nga Tirana para disa ditësh tek prindërit e saj në fshatin Nivicë dhe me pas kishte ndjerë simptoma të dukshme te përaferta me ato të COVID-19.
Kanë qenë inspektorët e NJVKSH ata qe kanë marrë tampon tek 39 vjeçarja e cila sapo u konfirmua me këtë virus.
NJVKSH sapo ka marrë tampone tek prindërit dhe tek kontaktet e 39 vjeçares në fshat.
Gjatë 24 orëve të fundit, Shqipëria shënoi 82 të infektuar.
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...