Zjarrfikësit- krerëve të institucioneve: Mos na quani heronj, por kryeni obligimet ndaj nesh

14:06 | 9 Korrik 2020
Arbresh Info

Zjarrfikësit e Kosovës përmes një letër të hapur drejtuar krerëve të institucioneve shtetërore, kanë kërkuar që në rishikim të buxhetit , të gjitha institucionet qeveritare, nivelit Qendror dhe Lokal, ministrive përkatëse, Deputetëve te bëjnë vërejtjet e tyre rreth votimit dhe të angazhohen që të mbrojnë interesat e shërbimit të zjarrfikësve, dhe të shqyrtohen mundësitë që  të sigurohen mjete buxhetore dhe të na krijoni mundësi, te krijoni kushte normale dhe ti kryeni obligimet që keni ndaj Zjarrfikësve të Kosovës.

Zjarrfikësit tutje të indinjuar kanë kërkuar që të mos i quajnë heronj por që të kryejnë obligimet financiare.

Letra e plotë e tyre:

Te ndëruar përfaqesues te institucioneve Shtetërore;

Të ballafaquar me një situatë shumë të rënd sa i perket, organizimit, finacimit dhe menaxhimit te sherbimit të Zjarrfikikjes dhe Shpëtimit ne vendë dhe në pamundësi që të komunikojmë ne formë tjeter që kjo gjendje te përmirsohet, kemi vendosë qe edhe një here t’ju dërgojmë një letër publike për të shprehur paknaqësitë dhe shqetsimet tona lidhur mos gadishmerinë e institucioneve vendimarrëse qe kjo gjendje te permirsohet dhe te sigurohen kushte normale për punë.

Të nderuar përfaqesues të institucioneve, vite me radhë ju kemi drejtua dhe kemi kërkuar nga ju që të rregulloni qeshtjen e pa zgjedhur te Zjarrfiksëve, por e neglizhuat dhe heshtet pakuptimt, asnjehere nuk i dhatë prioritet dhe rëndesi shërbimit, kesaj radhe ju kemi drejtuar që urgjentisht, Niveli Qendror dhe Lokal, ti harmonizoni qendrimet që më ne fund te bëhet zgjidhje për ketë kategori të punësuarëve,  me qëllim qe ketë herë mos te heshtni, por të ngritni zërin dhe të jeni në përkrahjen e Sherbimit të Zjarrfiksëve, të drejtave te tyre të nëperkembura vite me radhë, ti ndërpriteni shkeljet, diskriminimet, përbuzjet, denigrimet dhe qka jo tjeter, prandaj edhe një herë kerkojmë nga gjith ju, qe në vazhdimësi po na quani Heronj, ju lutem mos na quani Heronj, por kryeni obligimet dhe pergjigjesit qe keni para qytetarëve dhe institucioneve dhe të angazhoheni që qeshtja e zjarrfiksëve te rregullohet ashtu siq e meritojnë Shpëtimetarët dhe gjithashtu të jeni në ngritjen e kapaciteteve të shërbimit të zjarrfiksëve, qdo investim në Shërbim te Zjarrfiksëve është investim ne Sigurinë e qytetarëve qe ju kanë votuar dhe ju kan zgjedhur për të udhëheqë me Vendin.

Prandaj kerkojm që në rishikim te buxhetit, të gjitha institucionet qeveritare, nivelit Qendror dhe Lokal, ministrive përkatese, Deputetetëve te bëjnë vrejtjet e tyre rreth votimit dhe të angazhohen që të mbrojnë interesat e shërbimit të zjarrfiksëve, dhe të shqyrtohen mundesitë që  të sigurohen mjete buxhetore dhe të na krijoni mundësi, te krijoni kushte normaale dhe ti kryeni obligimet që keni ndaj Zjarrfiksëve të Kosovës, angazhohuni që shërbimi i të jet funksional dhe të jet i gatshem që të kryej misionin në menyrë te dinjitetshëme,

Mos definimi i kompetencave menaxhuese në mes të, MPB/AME dhe Komunave qe nga viti 2012, kurë është bër transferi nga Komunat ne MPB dhe që asnjeher nuk u realizua, ka shkaktuar mjaft probleme dhe ka shkaktuar situatë mjaftë konfuze  në ket shërbim, ku asgjë nuk funksionon dhe askush nuk angazhohet që kjo gjendje te tejkalohet,,që të sigurohet vijë buxhetore dhe sherbimi të të jet fuksional, si pasojë e ketij vakumi institucional , pa status juridik të zgjedhur, pa definim te kompetencave menaxhuese, pa gradime, pa paisje personale të domosdoshme për mbrojtje dhe siguri në punë, me teknikë të stervjetruar, pa paisje te sigurta për punë, te pa testuara dhe te pa kontrolluara sipas deklaratës së prodhuesit, perdorimi i tyre drejtperdrejt rrezikon jeten e zjarrfikësit , pa perkujdesje institucionale sa i perket aplikimit të masave për mbrojtje dhe siguri në punë, veshtireson pa masë veprimtarinë tonë.

Kerkesat tona janë të drejta dhe legjitime të bazuara në ligje, mos zabtimi i ligjeve ne fuqi, si ligji i punës, ligji i zjarrfikjes dhe shpetimit,ligji për mbrojtje dhe siguri në punë, rregulloria Nr.33/2012 për shtesa në pagë dhe kompenzime tjera, mos implementimi i kontartës së punës , konsiderojmë se eshte shkelje flagrante e të drejtave të punëtorëve dhe diskriminim total dhe mos zbatimi i ketyre ligjeve ka bë qe zjarrfikësit mos ti gëzojnë kto benifite edhe sot zjarrfikësit janë sherbimi i vetëm qe nuk kopenzohen për orët për ndrrim të natës,orët jasht orarit, festat shtetërore dhe fetare,koficieni me i vogël i mundshëm në disa komuna 4.83, kompenzimet për lëndime ne vendin e punës, lëndimet eventuale te zjarrfikseve edhe në vendin e punës,  te gjitha shpenzimet mjeksore duhet qe ti siguroj vet.

Shërbimi zjarrfikjes dhe shpetimit meriton tretman tjeter, misioni i zjarrfiksëve eshte shpëtimi i jetës së njeriut dhe te mirave materiale dhe kështu nuk e arsyeton qellimin e themelimit.

Mos na detyroni që kërkesat tona të drejta ti kërkojmë ne forma tjera, mos na detyroni që të protestojmë, nuk është vendi i Zjarrfiksëve në rrugë, por në shërbim te qytetareve, andaj Veproni, për ndryshe pasojat do ti bartni ju.

Kryetari i Sindikatës së zjarrfiksëve te Kosovës

Muharrem Beka

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme