Një shoqatë italiane e dasmave ka organizuar një manifestim të pazakontë të martën, me ç’rast 15 vajza të veshura me fustane nusërie kanë parakaluar rrugëve në shenjë proteste ndaj masave kufizuese për dasmat, të zbatuara shkaku i koronavirusit.
Një protestë e tillë është mbajtur pasi shoqata e dasmave – AIRB – ka bërë të ditur se humbjet në sektorin e organizimit të dasmave kanë arritur në 80 për qind, si rrjedhojë e kufizimeve të zbatuara për frenimin e përhapjes së virusit.
“Kemi me miliona punëtorë, kemi më shumë se 30 mijë kompani, kemi edhe sektorin e eksportit që janë ndalur tërësisht”, ka thënë Mario Canditone, sekretar i shoqatës.
Shumica e çifteve në Itali kanë pezulluar dasmat për shkak të rregullave të distancës sociale dhe kufizimeve të tjera që i ndalojnë tubimet dhe ceremonitë martesore.
“Me shumë sakrifica, na është dashur ta anulojmë dasmën që e kishim ëndërruar, dhe krejt kjo për shkak të kësaj situate. Nuk duam që të martohemi pa pjesëmarrjen e njerëzve tanë më të afërt”, ka thënë Dauria Ermanzia, njëra prej nuseve protestuese.
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida