Google ADS

Selimi prezanton projektrezolutën e LVV-së për dialogun me Serbinë

11:32 | 9 Korrik 2020
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi ka dorëzuar një projektrezolutë lidhur me temën e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se kjo projektrezolutë përmban katër pika, shkruan arbresh.info.

“ 1. Kuvendi i Republikës së Kosovës e rithekson se karakteri unitar i Republikës së Kosovës është i paprekshëm dhe i pacenueshëm

  1. Duke marrë parasysh faktet e konfirmuara lidhur me temën e trajtuar gjatë dialogut të deritanishëm, atë të shkëmbimit të territoreve të cilat janë në kundërshtim me obligimin kushtetues për ruajtjen e integritetit dhe sovraniteti të Kosovës, Kuvendi i Kosovës kërkon nga institucionet përgjegjëse që në temën e dialogut në asnjë rrethanë, në asnjë nivel e në asnjë format nuk mund të jenë çështje që lidhen me sovranitetin e vendit dhe integritetin territorial apo që synojnë krijimin e ndonjë pushteti të tretë administrativ
  2. Kuvendi i Kosovës para çfarëdo takimi në kuadër të dialogut me Serbinë, duhet të miratojë platformën për dialog e cila do të përfshijë parimet bazë në bazë të të cilave do të zhvillohet dialogu dhe e njëjta do të votohet me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit
  3. Kuvendi i Kosovës kërkon hapjen e rrugës për një proces zgjedhor të lirë e demokratik nga i cili do të dilte një qeveri legjitime dhe e cila do të kishte legjitimitetin e vendit për përfaqësim në dialogun me Serbinë”, ka thënë Selimi.

Ai ka kërkuar nga deputetët që ta mbështesin këtë projektrezolutë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme