Google ADS

Mbi 12 milionë raste me koronavirus në të gjithë botën

11:46 | 9 Korrik 2020
Arbresh.info

Sipas të dhënave të fundit nga Reuters, në të gjithë botën janë regjistruar 12 milionë raste me koronavirus.

Numri i rasteve me koronavirus është trefish më i madh se numri i rasteve me grip, sipas OBSH-së.

Shume vende që janë të goditura më shumë nga koronavirusi, kanë filluar lehtësimin e masave të kufizimit për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, kurse Kina dhe Australia kanë rivendosur masat e kufizimit për shkak të një vale të dytë nga koronavirusi, shkruan arbresh.info

Sipas ekspertëve, kjo gjendje do të vazhdoj deri në zbulimin e një vaksine kundër koronavirusit.

Rasti i pare me koronavirus është paraqitur në Kinë në fillim të janarit dhe për vetëm 149 ditë janë regjistruar 6 milionë raste pozitive, kurse në një kohë tre herë më të shkurtër janë regjistruar 12 milionë raste.

Numri i viktimave në të gjithë botën ka arritur shifrën në 540,000, shifër kjo e ngjajshme me numrin e viktimave nga gripi sezonal./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme