Google ADS

Japonia nuk ka nevojë për gjendje emergjente

10:54 | 9 Korrik 2020
Arbresh.info

Zëdhënësi i Qeverisë së Japonisë ka thënë se vendi nuk nevojë për shpallje të gjendjes emergjente edhe pse numri i rasteve me koronavirus është duke u rritur.

Sekretari i kabinetit Yoshihide Suga ka thënë për mediat se qeveria është duke u konsultuar me ekspert dhe është duke e monitoruar situatën në vend.

Suga tha se 224 raste të reja janë regjistruar në Tokjo të enjten. Rreth 80% e rasteve janë të moshës 30 vjeçare ose më të rinj.

Japonia ka deklaruar gjendje emergjente në vend në muajin prill pas rasteve të shumta të paraqitura në Tokjo dhe Osaka. Gjendja emergjente u largua në muajin maj dhe që nga atëherë Japonia ka regjistruar vetëm një numër të vogël të rasteve pozitive. Deri më tani Japonia ka regjistruar 20,100 raste dhe 980 viktima./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme