Google ADS

Qeveria mban mbledhje, diskuton për projektligjin për luftimin e pandemisë Covid-19

09:19 | 9 Korrik 2020
Arbresh.info

Vetëm pak orë pas kthimit nga Parisi, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mbledhur ministrat.

Në këtë mbledhje të kabinetit qeveritar do të diskutohet për 17 pika të ndryshme.

Në mesin e pikave për diskutim do të jetë edhe Projektligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19.

  1. Aprovimi i procesverbaleve dhe transkripteve të mbledhjeve: 4, 5, 6 dhe 7 të Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM);
  2. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për t’i proceduar Kuvendit të Republikës së Kosovës mendimin lidhur me Projektligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 ne Territorin e Republikës së Kosovës (ZKM);
  3. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për t’i proceduar Kuvendit të Republikës së Kosovës mendimin lidhur me Projektligjin për Masat e Përkohshme për ta Lehtësuar Efektin e Pandemisë COVID-19 (ZKM);
  4. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Komitetit Ndërministror për përzgjedhjen e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz (ZKM)
  5. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Strukturave të Planifikimit Strategjik (ZKM);
  6. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për miratimin e Programit për Komunitete (ZKM);
  7. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin Komisionit Ndër-Ministror për Investime Strategjike (MTI);
  8. Shqyrtimi i Raportit të konsoliduar vjetor për funksionimin e sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në Subjektet e Sektorit Publik të Kosovës për vitin 2019 (MF);
  9. Shqyrtimi i Draftit të Koncept Dokumentit për Kompensimin e Viktimave të Krimit (MD);
  10. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin e normës së tatimit të akcizës në lëngje dhe vetura hibride (MF);
  11. Shqyrtimi i Nismës për marrëveshjen e garantit për Projektin “Financimi i emergjencës së pandemisë për Kosovën” ne mes te Qeverisë se Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore (MF);
  12. Shqyrtimi i Nismës par marrëveshjen e kredisë për projektin “Kredia emergjente për infrastrukturë vitale” në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim \ BERZH (MF);
  13. Shqyrtimi i Nismës për negocimin e marrëveshjes së grantit për projektin “Kosova, Autostrada Kijevë – Zahaq: Financimi i rrugës dhe studim institucional” në mes të Qeverisë së Republikash së Kosovës dhe Bankës Evropian par Rindërtim dhe Zhvillim \ BERZH (MF);
  14. Shqyrtimi i Nismës për negocimin e marrëveshjes për zgjatjen e grantit për financimin e projektit “Kosova, Projekti Rrugët Rajonale: Mbështetje për njësitë zbatuese të projektit”, në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim \ BERZH (MF);
  15. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidenti i Republikës sa Kosovës për autorizimin e Ministres së Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian e përfaqësuar nga Komisioni Evropian, e titulluar “Ndihma Makro-Financiare për Kosovën” (MF);
  16. Shqyrtimi i Draft-Planit të Veprimit për testimet për COVID-19
  17. Të ndryshme./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme