Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid, më në fund janë rikthyer në Amerikë pasi kaluan katër muaj larg mes krizës së coronavirusit.
Çifti i ri u mirëprit nga nëna e Anwar, Yolanda me një postim të përzemërt të shpërndarë në Instagram.
Ajo ndau një foto të Duas, 24-vjeçare, duke u ngjitur në anën e pasme të Anëar ndërsa të dy rrezatuan drejt kamerës.
Yolanda, e cila është po ashtu nëna e Bella dhe Gigi Hadid, ndau një imazh vetëm me djalin e saj 21-vjeçar.
Pavarësisht se mezi prisnin të ktheheshin, çifti duhej të karantinoheshin në Karaibe për t’u izoluar pasi Dua nuk është një shtetase e regjistruar në SH.B.A.
Dhe ndërsa ata ishin larg, këngëtarja dhe partneri i saj ‘bombarduan’ fansat me imazhe të ndryshme pasi po shijonin ca ditë pushimi në St Lucia.
Më herët gjatë javës, 24-vjeçarja dukej e mahnitshme në bikini të gjelbërta teksa tregoi figurën e saj të tonifikuar përkrah Anëar nën një çadër kashte.
Dyshja u izoluan së bashku për më shumë se tre muaj për shkak të përhapjes së COVID-19.
Ata fillimisht ishin vendosur në një apartment të rastësishëm në Londër, e më pas u takuan edhe me prindërit e artistes shqiptare. /Telegrafi/
30 ditë paraburgim për Marko Daniqin, i akuzuar për sulmet n...
Haradinaj premton lehtësira tatimore për prodhuesit vendorë ...
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja për nevoja op...
G7 konfirmon zotimin për të vendosur masa të ashpra ndaj Rus...
“24 orë i ki me Xheneten, se tani dal une!”, Driloni ngacmon...
Spiropali në Azerbajxhan: Jo më qëndrime asimetrike në përba...