Tregtonin celularë dhe mallra të ndryshme pa liçencë, procedohen penalisht 4 persona në Durrës

08:49 | 9 Korrik 2020
Arbresh.info

Katër persona janë proceduar penalisht nga policia e Durrësit, pasi në lagjen nr.11 të qytetit tek sheshi “Pranvera”, tregtonin pa liçencë dhe pa dokumentacionin përkatës telefona celularë dhe aksesorë të ndryshëm.

”Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit:

A. B., 44 vjeç, E. S., 44 vjeç, D. S., 31 vjeç dhe B. B., 45 vjeç, banues në Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Këta shtetas do të procedohen për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Ndërkohë, shtetasi A.Ç 23-vjeç, u arrestua në Krujë pasi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme