35 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në tetë ditët e para të muajit korrik në Kosovë, përderisa saktësisht 1222 raste të reja janë regjistruar në të njëjtën periudhë.
Muaji qershor ishte mbyllur me 51 viktima nga 2878 raste pozitive sa ishin në total, ndërsa Kosova po hyn më 9 korrik me 4100 raste pozitive e 86 viktima, duke shënuar rritje enorme të rasteve të reja dhe numrit të vdekjeve në javën e parë të korrikut.
Dita më e rëndë sa i përket vdekjeve ishte e diela e 5 korrikut. Atë ditë u regjistruan nëntë vdekje. Sa i përket rasteve të reja ishte e mërkura e 8 korrikut me gjithsej 214 raste pozitive.
Në të njëjtën periudhë janë regjistruar 486 pacientë të shëruar. Por ky numër është për larg më i vogël se ai i shtimit të rasteve aktive. Nga 1250 raste aktive sa ishin më 30 qershor, tani më 9 korrik, Kosova hyn me 1951 raste aktive./blic/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale