Google ADS

Ushtria gjermane fillon trajnimin e qenëve për identifikimin e personave me Covid-19

00:32 | 9 Korrik 2020
Trina Galanxhi

Ushtria gjermane Bundeswehr po stërvit qentë për të identifikuar të infektuar me virusin korona.

Bundeswehri gjerman në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë Veterinare (TiHo) në Hanover po zhvillojnë në kundër të një projekti teste me dhjetë qenë. Qentë e përfshirë  të eksperiment i takojnë shkollës së  qenve të ushtrisë gjermane e cila gjendet afër Ulmenit.

Sipas njoftimeve të Bundeswehrit në projekt janë përfshirë qenë të racave pastor, spaniel dhe retriever. Qentë detektivë jo vetëm që mund të nuhasin dhe zbulojnë  nisur nga përbërja molekulare e aromave përkatëse lëndë eksplozive ose droga, por edhe të nuhasin lloje të ndryshme kanceri si dhe hipoglikeminë, pra rënien e sheqerit, në rastin e diabetikëve. Pikërisht tek kjo aftë si e tyre bazohet edhe projekti për koronën.

Studiuesit kanë  arritur aktualisht një kuotë diagnostikimi prej rreth 80 përqind, dhe projekti duket se do të jetë i sukseshëm. Rezultatet përfundimtare pritet të jenë në dispozicion për disa javë.

Deri tani qentë po ushtrohen duke nuhatur mostra pështyme njerëzish të infektuar. Gjithësesi viruset e kë tyre mostrave janë trajtuar me kimikate dhe janë të padëmshëm. Pasi qentë ta kenë përfunduar këtë seri provash me sukses, ata do të  përballen me shkallën tjetër të vështirësisë për të parë a do të funksionojë nuhatja edhe në rastin e virusëve aktivë të koronës që gjenet në pështymën njerëzore? “Këto teste duhet të zhvillohen në kushte krejtësisht të ndryshme, se në fund të fundit, duhet të jemi të sigurt se askush nuk do të infektohet me mostrat shumë infektive,” shpjegon Paula Jendrny.

Edhe në vendet e tjera, si SHBA, Finlandë  dhe Britaninë  e Madhe, qentë po trajnohen që të nuhasin infeksione me Sars-COV-2. Përveç mostrave të pështymës, ekzistojnë edhe teste me urinë dhe djersë, të  cilat po tregojnë rezultate inkurajuese./DW

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme