Google ADS

Kërveshi: S’ka pjekuri politike dhe gatishmëri që të realizohet vettingu

00:23 | 9 Korrik 2020
Trina Galanxhi

Avokati Kujtim Kërveshi në Interaktiv të KTV-së ka thënë se nuk ka pjekuri politike dhe gatishmëri që të realizohet vettingu në sistemin e drejtësisë.

Sot shtatë anëtarë të grupit punues për procesin e vettingut kanë dhënë dorëheqje. Kjo pasi që ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka propozuar zgjerimin e këtij grupi, ku, sipas të dorëhequrve, do të futeshin anëtarë të sistemit të drejtësisë, të cilët do të duhej t’i nënshtroheshin vettingut.

Propozimin për zgjerim të grupit me përfaqësues të institucioneve që janë hisedarë të drejtësisë dhe partnerëve strategjikë të Kosovës e ka konfirmuar edhe ministri Selim Selimi.

“Çuditërisht Ministri i Drejtësisë nuk ka përçasë agjendën e reformës së drejtësisë dhe për të nxjerrë një proces të vettingut. Kishin kaluar gati tre javë nga konstituimi i Qeverisë së re ne u ftuam për një takim në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë me datën 22 qershor. Takimi është drejtuar nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj dhe ministri aktual i Drejtësisë”, ka thënë Kërveshi.

Ai thotë se s’ka pritur një takim të tillë me ministrin e Drejtësisë.

“Takimi ka qenë njëlloj i ndryshim prej asaj që unë kisha me pritë. Në asnjë moment nuk jemi pyetur për mbarëvajtjen dhe nivelin se deri ku kemi arritur me zhvilluar dhe me trajtuar temën e vettingut në suaza të mandatit që na u është dhënë. Në takim kam kërkuar qartësi, nuk e kam parë këtë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, për faktin se nuk kam vërejtur se ka ndonjë sinkronizim edhe në mes akterëve”, shprehet Kërveshi.

Ai thotë se është nisur me njëlloj percepcioni se grupi i tyre ishte politik.

“Tani mund të flasë në emrin tim personal dhe jo të grupit. Por realiteti është se ai takim u nis me njëlloj supozimi. Për këtë grup ekspertësh të emëruar nga Qeveria me vendim, ka pasur njëlloj doze të shpërfaqur të një supozimi se gjoja është njëfar lloj mandati politik. Mandatin e ka dhënë Qeveria e Republikës së Kosovës në atë kohë. E kam takuar vetëm një herë në jetën time ministren e Drejtësisë (Albulena Haxhiun) dhe e kam takuar vetëm për këtë temë”, thotë Kërveshi.

Ai shton se politik e ka konsideruar ministri aktual i Drejtësisë.

“Më shumë e ka interpretuar si njëlloj percepcioni. Nuk kam arritur ta kuptoj se për çfarë musketarësh politikë bëhet fjalë. Natyrisht kjo e vret secilin profesionalist, ne nuk mund të gjykohemi në baza të supozimit të dikujt. Ajo që mua më shqetëson është se edhe në studio televizive janë shpërfaqë thashetheme të pavërteta nga akterë të sektorit të drejtësisë”, thotë ai. “Është momenti për ta ritheksuar, ky grup i ekspertëve nuk ka pasur mandat për ta bërë vettingun. Ne kemi pasur mandat ligjor për të trasuar disa opsione të cilat mund të vijnë deri të vettingu”.

Kerveshi shton se u ishte komunikuar një draft vendim përmes postës elektronike, si pasojë e ndryshimit organik të gjithë asaj edhe për faktin se nuk u kërkua ndonjë lloj përgjigje se ku ka arritë ky grup gjatë këtyre katër muajve.

“Më shumë u bisedua se ne do të ndryshojmë organizimin sepse këtu ka një percepcion se këtu gjithçka është politike dhe nuk janë përfshirë të gjithë aktërët. Qeveria nëse nuk ka qenë e këshilluar drejtë atëherë ka qenë e drejtuar gabimisht në kuptimin se nuk e ka kuptuar as mandatin tonë. Nëse lexohet vendimi që ne kremi pranuar nuk ka lidhje me vetting. Flet për njëlloj koncepti të reformës në drejtësi dhe disa mandate që më tepër i ngjasojnë koncepteve të atyre tranzicioneve ligjore dhe institucionale që kanë ndodhur në kohën e UNMIK-ut”, ka thënë Kërveshi.

Ai ka shtuar se draft vendimi ka parashikuar të ketë përfaqësues të Gjykatës Supreme, përfaqësues të Gjykatës së Apelit, të Këshillit Gjyqësore, Prokurorial, Zyrës për Prokuror të Shtetit, të gjitha gjykatave etj.

Ai thotë se ato që kanë punuar për katër muaj të mos merret parasysh.

“Ne kemi pasur një kërkesë të sinqertë ndaj Qeverisë: që të qartësohen se çfarë do të bëjnë me këtë agjendë. Që ne ta kemi një pozicion të qartë. Asnjëri nga anëtarët e grupit nuk është pjesë e ndonjë subjekti politik. Kosova nuk ka kapacitet që vet ta bëjë procesin e vettingut. Atë që nuk kemi pasur mandat me e bërë. U diskutua për percepcion në vend se të diskutohej për nivelin e arritjes. Nuk ka një pjekuri politike dhe nuk ka gatishmëri për me e realizuar vettingun. Nuk ka një pjekuri që politika me heq dorë përfundimisht nga ndikimi në sektorin e drejtësisë, të arsimit dhe të shëndetësisë”, ka thënë Kërveshi.

Kërveshi ka thënë se “Kosova tashmë njihet si shtet që në pozita vihen edhe njerëz aksidentalë”.

Ai ka komentuar edhe masat kufizuese të vëna nga Qeveria për disa komuna si përpjekje për të parandaluar koronavirusin. Sipas tij, “është e pakuptueshme përse s’kompletohet infrastruktura ligjore dhe qeveria po lejon të vazhdojë të bëjë shkelje ligjore”./koha.net/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme