Cricket bëhet baba për herë të parë

23:58 | 8 Korrik 2020
Trina Galanxhi

Producenti i njohur u bë baba.

Producenti Donat Prelvukaj i njohur ndryshe si Cricket është bërë baba per herë të parë, shkruan lajmi.net.

Bashkëshortja e tij Ilirida Gashi solli në jetë vajzën të cilën e pagëzuan me emrin, Kanina.

Lajmin e gëzueshëm e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Mirë se erdhe në jetë Kanina. T’i dëshiroj të gjitha të mirat në jetë, qofsh e lumtur gjithmonë”, ka shkruar ai pranë postimit ku shihen foshnja me nënën dhe në disa imazhe të tjera se si i kanë mirëpritur në shtëpi.

https://www.instagram.com/p/CCZGNVjl4Bc/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme