Lëvizet “normalisht” me vetura tek Rruga B edhe pas orës 21:00

22:05 | 8 Korrik 2020
L G

Ani pse me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ashpërsimin e masave në luftën kundër Covid-19, është vendosur që nga ora 21:00 të ndalohet çdo lëvizje, në rrugën B në Prishtinë, edhe pas kësaj ore vërehet një fluks i madh makinash në rrugë.

Në një video të siguruar nga arbresh.info shihet se gjendja në këtë rrugë duket normale dhe me shumë makina.

Ndryshe, të dielën Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sonte, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive apo banesave të tyre në Komunat: Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri.

Në vendimin e Qeverisë është thënë se nga shtëpia pas orës 21:00 mund të dilet vetëm në këto raste:  Në raste urgjente shëndetësore; Në rast të nevojës për t’u kujdesur për të sëmurë, për persona me nevoja të veçanta, vetëm nëse të sëmurët apo personat me nevoja të veçanta nuk kanë mundësi të kujdesen për vetveten;  -Në rast të kërkimit të ndihmës nga institucionet përkatëse, siç është rasti me viktimat e dhunës familjare; -Në rast të vdekjes së anëtarit të familjes; Në rast të paraqitjes së nevojave për dalje jashtë shtëpisë/banesës për nevojat fiziologjike të kafshëve, por jo më larg se 500 metra nga banesa/shtëpia (nuk lejohet shfrytëzimi i këtyre rasteve për të kryer ndonjë punë tjetër ose për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të përcaktuar).Ndërkohë aktualisht në komunën e Prishtinës janë mbi 1 mijë raste aktive me Covid-19./arbresh.info/

Video më poshtë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme