Inter, Atletico dhe Barcelona pas yllit të Arsenal

18:43 | 8 Korrik 2020
Arditë Shkodra

Ylli i Arsenal, Matteo Guendouzi, po kërkohet nga gjigantët e Evropës.

Inter, Atletico Madrid dhe Barcelona janë të interesuar për nënshkrimin e mesfushorit të Arsenal, Matteo Guendouzi, sipas L’Equipe, përcjell lajmi.net.

Të tri klubet kanë bërë kontaktet e para me Arsenal për të diskutuar për disponueshmërinë e francezit para hapjes së afatit kalimtar të transferimeve.

E ardhmja e Guendouzi është vënë në pikëpyetje në vazhdën e përplajes së tij me Neal Maupay gjatë një humbje 2:1 kundër Brighton më 20 qershor.

21 vjeçari Guendouzi është e Arsenal që nga viti 2018, dhe deri më tani ka regjistruar 57 paraqitje

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme