Në Dibër rritet numri i të infektuarve por edhe i të vdekurve nga coronavirusi. Gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar dy raste të reja, me çka numri i të diagnostifikaurve është 118.
Në të njëjtën periudhë humbi jetën edhe në dibran, i cili për shkak të përkeqësimit të gjendjes, u hospitalizuar në spital në Shkup. Gjithsej 5 persona deri tani kanë humbur jetën në Dibër.
Prej tyre katër persona janë burra nga Dibra dhe një grua nga Zhupa, e cila më 26 shkurt ishte e infektuara e parë bashkërisht me bashkëshortin e saj, të cilët ishin kthyer më herët nga Italia.
Sipas të dhënave zyrtare të të infektuarve, 48 janë shëruar dhe ka 65 persona të cilët janë raste aktive, ndërsa prej tyre dhjetëra janë në Shkup.
Në fazën e parë ishin 51 të infektuar, prej të cilëve 47 u rikuperuan dhe katër humbën jetën. Pjsa tjetër, apo 67 persona janë raste të fazës së tyre, kur më 5 qershori përsëri pas 50 ditë virusi corona u rikthue në Dibër. Prej tyre vetëm një është shëruar dhe një ka humbur jetën./Telegrafi/
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...