Ministria e Punëve të Brendshme ka një njoftim të rëndësishëm

16:30 | 8 Korrik 2020
L G

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga të enjten (9 korrik) shërbimet për vula apostile përveç qendrës së Prishtinës, do t’i ofroj edhe në Prizren dhe Mitrovicë.

“Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19,  nga data 9 Korrik 2020, shërbimet për vula apostile/verifikuese, përveç qendrës së Prishtinës do ti ofroj  edhe në komunat Prizren dhe Mitrovicë, në zyrat e Qendrave për Pajisje me Dokumente”, thuhet në njoftim.

MPB lutë të gjithë qytetarët të cilët kërkojnë që të marrin shërbime për vula apostile/verifikuese  të drejtohen  edhe në  komunat Prizren dhe Mitrovicë.   /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme