Google ADS

Apeli cakton masën detyrim paraqitje për Agim Kajmakun

15:40 | 8 Korrik 2020
Arbresh.info

Gjykata e Apelit ka caktuar masën thjesht detyrim paraqitje për Agim Kajmakun.

Ish kryebashkiaku i Vorës, që ishte shpallur në kërkim, Agim Kajmaku, u vu në pranga nga policia mbrëmjen e së hënës.

Ai është paraqitur në ambientet e një spitali privat, për shkak të problemeve kardiake dhe diabetit, por mjekët kanë njoftuar policinë për shkak të urdhrit të arrestit të lëshuar ndaj tij.

Gjykata e Tiranës, në nëntor të vitit të kaluar kishte caktuar në mungesë, masën e arrestit me burg për Kajmakun, për veprat penale të Falsifikimit të vulave, stampave ose i formularëve, falsifikimi i dokumenteve zyrtare dhe kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij.

Komisioni qëndror i zgjedhjeve vitin që shkoi, i ndërpreu mandatin Kajmakut, por edhe pa mandat ai shkarkoi dy nënkryetarët e bashkisë, në të njëjtën ditë, në vend të tyre ai emëroi nënkryetar Gentian Picari.

Agim Kajmaku u shkarkua nga KQZ pasi u denoncua nga PD për fshehje të të shkruarës kriminale në Greqi atje ku rezulton se është arrestuar, hetuar e më pas dënuar në mungesë për përdorimin e monedhave të falsifikuara, pavarësisht se më pas u shpall i pafajshëm nga gjykata e Apelit të Janinës. Kajmaku erdhi në krye të Bashkisë Vorës nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, dhe dënimin në Greqi nën emrin Jorgo Tota, që mbante atëhere, nuk e deklaroi në formularin e dekriminalizimit.

Për këtë arsye prokuroria kishte lëshuar urdhër për arrestuar atë, por ai qëndroi në arrati për disaj muaj duke iu shmangur drejtësisë./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme