Ylli i PSG-së, Neymar kërkon me patjetër të largohet nga “Parku i Princave” gjatë verës.
Braziliani dëshiron rikthimin te Barcelona, mirëpo shkaku i pandemisë së koronavirusit, ata nuk kanë fundet për të realizuar transferimin, transmeton portali arbresh.info.
PSG është në dijeni që Neymar nuk është i lumtur, andaj mund ta ofrojë të Manchester United ose City.
Gjiganti francez dëshiron që ta shesë 28-vjeçarin dhe të mundohet ta bind Kylian Mbappe të mbetet në “Parkun e Princave” duke i ofruar ndonjë super kontratë.
Mbetet të shihet nëse Neymar do pranojë kalimin te United ose ribashkimin me Pep Guardiolën te City.
Kartoni i Neymar-it kushton rreth 100 milionë euro./arbresh.info.
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot