Mesfushori i Bayer Leverkusen, Kai Havertz dëshiron që gjatë verës të transferohet te Chelsea.
Gjatë vikendit të kaluar kishte raportime që gjermani ka arritur marrëveshje personale me “Blutë”, të cilët ende nuk kanë kontaktuar klubin e Leverkusen-it për të biseduar për çmimin, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, Havertz ka informuar klubin gjerman se dëshiron të largohet dhe do t’i bashkohet Chelsea-s.
Thuhet se ka qenë kërkesa e lojtarit që në muajt e ardhshëm ta shesin te skuadra e Frank Lampard.
Real Madrid-i gjithashtu është në kontakt, por Havertz preferon t’i bashkohet “Bluve”./arbresh.info.
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet