Në Komisionin për Financa dhe Tranfere, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami është ‘përplasur’ me anëtaren e komisionit, Mimoza Kusari Lila.
Kjo e fundit i ka thënë Bajramit se po lufton e vetme për Pakon Emergjente ndërsa nuk kanë ndonjë plan konkret për dalje nga gjendja, shkruan arbresh.info.
Bajrami nuk është pajtuar me këtë teksa ka thënë se po punojnë në detaje për këtë.
E para e Financave të Kosovës ka shtuar gjithashtu se pagat e sektorit publik nuk kanë problem, por janë bllokuar me pakon emergjente financiare.
“Pagat në sektorin publik nuk do të kenë problem, ato pa asnjë pengesë do të mund të ekzekutohen deri më 31 dhjetor, madje edhe në disa muajt e parë të 2021-ës, por situata është emergjente sepse jemi të bllokuar dhe nuk mund të bëjmë asnjë pagesë të pakos emergjente financiare”, ka thënë ajo.
Gjatë kësaj mbledhje të komisionit, Bajrami ka shtuar gjithashtu se në rishikimin e buxhetit nuk është anuluar asnjë projekt i parashikuar të realizohet në vitin 2020./arbresh.info/
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...