Armend Zemaj dorëzon në qeveri vendimin për masat në komunat veriore të Kosovës

13:20 | 8 Korrik 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot gjatë ditës do të dorëzojë në Qeverinë e Kosovës kërkesën që katër komunat e pjesës Veriore të Kosovës të trajtohen me prioritet.

Arbresh.info nga burimet brenda Qeverisë merr vesh se në Komunën e Mitrovicës së veriut, Zubin Potokut, Leposavicit dhe Zveçanit, do të vendosen masat e reja nga qeveria e Kosovës sipas kërkesës së ministrit të Shëndetësisë.

Kjo kërkesë e ministrit, Armend Zemjat, vjen pas shtimit të rasteve me rezultat pozitiv me Covid-19.

Sipas burimeve të Arbresh.info, ky vendim do të propozohet nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë vlerësimin në katër komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe.

Në gjithë territorin e Republikës së Kosovës do të vendosen dhe zbatohen masat sipas qeverisë së Kosovës dhe se asnjë masë tjetër nuk do të zbatohet./Arbresh.info/

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme