Liverpool dhe Thiago arrijnë marrëveshje, Bayern nuk e ndalon largimin

10:13 | 8 Korrik 2020
Arbresh Info

Liverpool ka arritur marrëveshje me yllin e Bayern Munich-it, Thiago Alcantara, kurse gjiganti gjerman nuk do e ndalojë këtë lëvizje.

Spanjollit i skadon kontrata në vitin tjetër dhe është i lidhur me kalimin të “Anfield”, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Tuttomercato, Liverpool dhe Thiago kanë arritur marrëveshje, derisa ka mbetur vetëm të arrihet marrëveshja për kartonin e lojtarit me Bayern-in.

Thuhet se “Bavarezët” duan rreth 30 milionë euro për ish lojtarin e Barcelonës, pavarësisht lëndimeve të tij të shpeshta.

Që nga viti 2016, Thiago ka pësuar 14 lëndime të ndryshme, derisa njërin nga to e ka pësuar muajin e kaluar.

Thiago këtë sezon me Bayern-in fitojë Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë, derisa mbesin në garë për Ligën e Kampionëve./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme