Eden Hazard në dyshime për ndeshjen ndaj Alaves-it

09:53 | 8 Korrik 2020
Arbresh Info

Ylli i Real Madrid-it, Eden Hazard me shumë mundësi do humbasë edhe ndeshjen e ardhshme ndaj Alaves.

Belgu mungojë në dy ndeshjet e fundit, mirëpo sipas mediave spanjolle do mungojë edhe në ndeshjen e ardhshme, transmeton portali arbresh.info.

Hazard do bëjë disa teste në gju dhe nuk duket mirë. Gjuri e ka shqetësuar në kohën e fundit, andaj Zidane mund të mos rrezikojë që lojtari të pësojë tjetër lëndim afatgjatë.

Ai dje në fillimin e stërvitjes ishte se bashku me bashkëlojtarët, pastaj u stërvit vetëm.

Mbetet të shihet vendimi përfundimtar i teknikut francez, nëse do e ftojë Hazard-in./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme