Votimi i buxhetit të Qeverisë Hoti në duart e PDK-së

08:00 | 8 Korrik 2020
V. S.

Ndonëse është jetike për qytetarët e vendit, rishikimi i buxhetit duket se do të jetë i varur nga votat jashtë partnerëve të koalicionit të qeverisë Hoti.

Partia Demokratike e Kosovës, ndonëse një nga partitë me kritikuese të kësaj qeverie, duket se do të jetë edhe shpëtim për qeverinë Hoti.

Të paktën kjo mund të jetë në llogarinë e kësaj qeverie brenda kuvendit thotë Arton Demhasaj nga Organizata ÇOHU në një përgjigje për arbresh.info.

“Rishikimi i buxhetit kërkon një shumicë të deputetëve  dhe në një situatë të tillë ku votat nuk ekzistojnë vështir  do të rishikohet kjo mund të ndodh nëse negociatat aktualë që janë tu u zhvilluar mes LDK-së dhe PDK-së, siç po flitet në publike se mund të ndodh që PDK ti bashkohet kësaj qeverie, atëherë më gjasë edhe do të mund të ndodhte rishikimi i buxhetit ndërsa ligji për paga mund të shkoj menjëherë në Kuvend dhe të rishikohen vërejtjet dhe pastaj të shkohej në komisione përkatës. Situata më ligjin mund të jetë më lehtë i kalueshëm se sa rishikimi i buxhetit”, thotë ai.

Problem tjetër me të cilën po përballet Qeveria e udhëhequr nga një ekonomist është edhe kthim mbrapa i Ligjit për Paga nga Gjykata Kushtetues.

“Mundet me u vendos gjatë kësaj të jetë edhe munden mi kërkua votat e opozitës varësisht nëse ka vullnet nga deputetë i opozitës më votua”, ka thënë Demhasaj për Arbresh.info.

Se votimi i rishikimit të buxhetit të vendit do të jetë problem e thotë edhe njohësi i çështjeve politike, Shkodran Ramadani.

Sipas tij ky rishikim do të jetë i varur nga votat e opozitës.

“Ka mundësi që dështon siç dështoj për marrëveshjet më BE-në dhe partitë opozitare dëshirojnë të tregojnë që kjo Qeveri nuk është e fort dhe qe varet nga ta. Partitë opozitare nuk do ta votojnë menjëherë. Partitë opozitare do të kalojnë këto kalkulime andaj besoj se do të kemi vonës në rishikim të këtij buxheti. Për shkak të gjendjes së pandemisë është godit ekonomia dhe deputete në kuvend janë ata që qytetarët i kanë vendos për të kërkua të drejtat e tyre. Kemi histori më të vjetër kur partitë në pushtet kanë propozua ligje në interes të vendit por opozita ka ngurru me votua dhe tash ka hatër mbetje mes tyre. Kam frikë se kjo mund të triumfoj mbi idenë se të gjitha partitë të bien dakord e të votojnë ligjin”.

Ndryshe rishikimi i buxhetit mund të bëhet vetëm pas votimit të shumicës së deputetëve brenda Kuvendit të Kosovës.

Qeveria në krye me Avdullah Hotin nuk e ka shumicën e votave në Kuvendin e Kosovës për të kaluar buxhetin.

Është deputeti i Kuvendit të Kosovës, Etem Arifi që me vendim të formës së prerë për mashtrim me subvencione ka shkuar ta vuajë dënimin me burg.

Ndonëse Etem Arifi ka kërkuar sërish që gjykata t’ia shtyjë ekzekutimin e dënimit kërkesa i ishte refuzuar si e pabazuar para disa ditësh.

Arifi është dashur që me 9 mars të shkonte për vuajtje të dënimit prej 1 viti e 3 muaj, mirëpo kishte paraqitur kërkesë me të cilën e kishte shtyrë ekzekutimin e dënimit për 2 muaj./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme