Oferta nga NASA: 35 mijë dollarë shpërblim për këdo që projekton një WC për në hënë

23:55 | 7 Korrik 2020
Arditë Shkodra

NASA do të ofrojë 35,000 dollarë për këdo që është në gjendje të krijojë një tualet që astronautët mund ta përdorin në anije kozmike dhe në sipërfaqen e Hënës., shkruan Tgcom24. Agjensia hapësinore ka planifikuar të dërgojë në Hënë edhe një person tjetër deri në vitin 2024, por një tualet i përshtatshëm për gravitetin hënor është i nevojshëm.

Megjithëse tualetet hapësinore tashmë ekzistojnë dhe janë në përdorim në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, ato që ekzistojnë sot janë krijuar vetëm për mikrogravitetin. NASA, pra, është duke kërkuar një pajisje të gjeneratës së re që është më e vogël, më efikase dhe e aftë të funksionojë si në mikrogravitet ashtu edhe me gravitetin hënor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme