Analisti Blerim Latifi, ka komentuar vizitën e kryeministrit Avdullah Hoti në Paris, duke thënë se nuk është se do të sjellë ndonjë rezultat.
Këto komente Latifi i bëri në emisionin e debatit Pressing në T7.
“Vizita e Hotit në Francë nuk ka ndodnjë efekt. Është thjesht një mesazh që Parisi dhe Berlini zyrtar mundohen ta përçojnë se çështja e dialogut nuk ka përfunduar. Kemi ardhë në këtë situatë për shkak që nuk e kemi përjetuar më herët si Kosovë, është fenomeni i rrezikshëm i përçarjes mes BE-së dhe SHBA-së.
Kjo përçarje, apo përballje gjeopolitike globale në botën bashkëkohore ka reflektuar edhe në çështjen e Kosovës dhe është bërë një garë e çuditshme mes ShBA-së dhe BE-së për primatin lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, madje është një paralelizëm shumë i çuditshëm dhe i rrezikshëm dhe nuk e dimë se çka na pret në të ardhmen.
Rezultati i madh që pritet, nuk është në horizont dhe ai rezultat do të ishte një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Macroni ka dashur të demonstrojë se aty ku ka dështuar Uashingtoni nuk do të dështojë BE. Macroni po don me demonstru se është faktor edhe në kuadër të BE-së e edhe me çështje që kanë të bëjnë me Kosovën. Ky proces nuk do të prodhojë ndonjë rezultat sinjifikant”, ka thënë ai.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...