Chelsea e ka mundur 3:2 Crystal Palacen në një ndeshje dramatike të martën në Londër, e cila ka mundur shumë lehtë të përfundonte me barazim, por shtylla pingule ia mohoi golin Scott Dannit në minutën e 95-të.
Olivier Giroud, Christian Pulisic dhe Tammy Abraham i shënuan golat për Chelsean, të cilat ishin të mjaftueshme për ta mposhtur Palace në Selhurst Park, pavarësisht se ky i fundit s’u dorëzua asnjëherë duke përmes golave të Wilfried Zaha dhe Christian Benteke.
Chelsea grumbullon 60 pikë tani dhe kalon në pozitën e tretë, duke kaluar mbi Leicester City që i ka 58 pikë, por me një ndeshje në dispozicion sonte kundër Arsenalit.
Për më tepër, të kaltrit e thelluan edhe më tej në krizë skuadrën e Crystal Palace duke ia shkaktuar humbjen e katërt radhazi në ligë, pavarësisht të cilës ajo mbetet e 14-ta në renditje me 42 pikë dhe larg zonës së rënies nga liga.
Takimi, i zotëruar pjesërisht nga djelmoshat e Frank Lampard, nisi furishëm me Giroud që shënoi pas vetëm gjashtë minutave lojë, kur u shërbye nga Willian.
Pulisic e dyfishoi epërsinë e Chelseat me një gol të bukur individual në minutën e 27-të. Asistues sërish ishte anësori brazilian.
Zaha me mbase golin e ndeshjes, e ktheu Palace në lojë, kur e mposhtur Kepan nga rreth 35 metra largësi me një goditje raketë.
I ardhuri nga stoli, Abraham e dyfishoi epërsinë e të kaltërve për herë të dytë në minutën e 71-të.
Një minutë më vonë, Benteke shënoi në portën e hapur duke e kthyer sërish në lojë Palace.
Palace ka mundur të shpëtonte me një pikë nga ky takim, sikur Scott Dann të shënonte në minutën e 95-të. Por goditja e tij me kokë e qëlloi shtyllën pingule. //Gazeta Express/
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...