Juventusi do të përballet me testin më të vështirë që prej rikthimit të futbollit, sepse do të luajë kundër Milanit në formë të mirë me Zlatan Ibrahimovicin në sulm.
Milani është nikoqir i Juventusit, për ndeshjen e javës së 31-të në Serie A, e cila nis në orën 21:45, raporton Gazeta Express.
Juventusi është lider i Serie A me 75 pikë, shtatë më shumë se përcjellësi i parë, Lazio dhe në rrugë të mirë për ta fituar titullin e nëntë radhazi në ligë.
Skuadra e Maurizio Sarrit është në formë të shkëlqyer sepse i ka fituar shtatë ndeshjet e fundit në ligë, por sonte mund të përballet me një test më të vështirë në kohët e fundit.
Kjo sepse Milani vjen nga një fitore fantastike 3:0 ndaj Lazios dhe me sulmuesin suedez Ibrahimovic që është kthyer nga lëndimi.
Kuqezinjtë janë në ndjekje të një vendi që dërgon në Ligën e Evropës dhe ngelin vetëm dy pikë larg vendeve pesë dhe gjashtë, që mbahen nga Roma dhe Napoli, përkatësisht.
Juve nuk do të mundë të llogarisë në Paulo Dybalan dhe Matthijs de Lig, dy prej titullarëve të zakonshëm, të cilët janë të pezulluar.
Formacionet zyrtare:
Milan:
Juventus: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, Rugani, Danilo; Bentancur, Pjanic, Rabiot; Bernardeschi, Higuain, Cristiano Ronaldo.
Vdes pjesëtarja e Policisë së Kosovës, Mevlude Hajdari
Arteta tregon gjendjen e Kai Havertzit pas goditjes që mori ...
Plagoset më armë zjarri një person në Prishtinë
Vidhet një pushkë gjuetie me leje në Podujevë
E rëndë, ky është 21 vjeçari nga Vushtrria që vdiq tragjikis...
Përplasja e dy makinave i mori jetën të miturit në trotuar, ...