Era Istrefi plot stil e sharm në imazhet e reja

17:27 | 7 Korrik 2020
A. B.

Ajo ka arritur që për një kohë të shkurtër të tejkalojë edhe kufijtë shqiptarë, duke u bërë pjesë e industrisë ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për këngëtaren Era Istrefi, e cila hyri në tregun shqiptar me një stil mjaft të veçantë, të mos parë deri më atëkohë, shkruan portali arbresh.info

Era së fundi publikoi disa fotografi, ku po duket tejet e bukur dhe e thjeshtë.

Me një bluzë të bardhë, Era dukjes i ka bashkangjitur edhe një makijazh shkëlqyer, ndërsa është parë e mbushur me aksesorë prej ari.

Ndryshe, Era Istrefi nuk e ka ndalur punën për projekte të reja muzikore dhe ai i fundit mbetet “No Maybes” në bashkëpunim me Ilkay Sencan dhe Arash. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme