Google ADS

Klubet e Premierligës e duan Rashicën

16:56 | 7 Korrik 2020
A. B.

Ylli kosovar do të largohet nga Werder Bremeni, pasi e kompletoi misionin e mbetjes në Bundesligë

Milot Rashica e kompletoi misionin e tij mbrëmë, duke e siguruar qëndrimin në Bundesligë me ekipin e tij, Werder Bremen.

Barazimin 2:2 ndaj Heidenheimit ia mundësoi yllit kosovar me shokë të mbeten në ligën elitare gjermane.

Mirëpo, 24 vjeçari nuk do të qëndrojë gjatë në klubin aktual, shkruan Gazeta Express.

Interesim për përfaqësuesin kosovar kanë shfaqur klubet e njohura evropiane, mbi të gjitha ato angleze.

Ish-futbollistin e Vushtrrisë dhe Vitesses e duan klubet e Premierligës si Liverpool, Wolverhampton, Aston Villa, West Ham e Brighton.

Gjithashtu, atë e duan në Gjermani klubet si Leipzig, Borussia Dortmund e Hertha Berlin.

Për Milotin, interesim kanë shfaqur edhe klubet italiane, Milan, Napoli e Lazio.

Rashica u ka thënë bashkëlojtarëve se nuk do të qëndrojë më në Werder dhe ai mund të bëhet me klub të ri brenda pak javësh.

Ylli kosovar i ka realizuar 11 gola këtë sezon me Werderin.

Ai ka kontratë me këtë klub deri në vitin 2022, ndërsa klubet e interesuara mund ta blejnë për 25 deri në 30 milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme